Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Afati i hetimeve në kuadër të dosjes ‘Habilaj’ përfundonte në datë 17 korrik, ndërsa tashmë janë zgjatur edhe me tre muaj të tjera.
Afatet janë shtyrë për shkak se prokurorët janë në pritje të letërporosive nga vendet fqinje që janë nisur nga autoritetet shqiptare. Prokuroria ka dërguar tre letërporosi në Itali.
Dy letra janë dërguar në qershor dhe një në korrik, ndërsa këtë javë prokurorët e dosjes ‘Tahiri’ do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit, mes tyre ai që cilësohet si koka e bandës së trafikut Shqipëri-Itali, Moisi Habilaj.
Ndërkohë, prokuroria ka mbledhur të dhëna të reja në lidhje me hetimet që po bëhen për ish-ministrin. Janë zbuluar disa fotografi të tij në një skaf luksoz.
Burimet bëjnë me dije se ka qenë duke udhëtuar në skaf nga Mali i Zi në Leçe në verën e vitit 2017.
Tanimë po hetohet për të zbuluar personat që ishin me ministrin Tahiri në jaht., kush është pronari i jahtit dhe ku u akomodua ish-ministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.