Ka ndodhur

Prokuroria mbyll hetimet për Fjolla Morinën. Pritet data e gjyqit

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimin për Fjolla Morinën, e cila u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri.

Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muaj është pushuar çështja.

Mësohet se dosja ka kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet data e gjyqit për këngëtaren.

Këngëtarja Morina prej dy muajsh është në “arrest shtëpie” në Kukës. Ajo u kap duke kaluar kufirin me dy pistoleta. Në fillim, ajo u paraqit në Gjykatën e Kukësit me një eko false me të cilën pretendonte se ishte shtatzënë. Pas një vizite të dytë mjekësore u vërtetua dhe që ajo nuk ishte shtatzënë, por megjithatë Gjykata e liroi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë