Lajme

Elvis Roshi i shpëton burgut

Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë i shpëton burgut. Gjykata vendosi sot të mos e dënojë me 7 muaj e 15 ditë burg siç kërkoi Prokuroria, por vendosi konvertim të burgut me punë në komunitet, siç kërkoi avokati i tij, Maks Haxhia.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” që ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit.

 Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu, ai nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”. Ajo ka zbuluar gjithashtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Ish-kryebashkiaku , i pranishëm sot në gjykatë, u shpreh dakord me kërkesën e prokurorisë, ndërkohë avokati Maks Haxhia kërkoi që Roshi të dënohet me punë me interes publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë