Para

Prokuroria franceze bastis 5 banka, dyshohen për evazion dhe pastrim parash me dividentët

Prokuroria financiare e Francës bastisi disa nga bankat më të mëdha të Francës, duke përfshirë Societe Generale SA dhe BNP Paribas SA, si pjesë e një hetimi për mashtrim tatimor dhe pastrim parash në lidhje me pagesat e dividentëve.

HSBC Holdings Plc, Natixis SA dhe BNP’s Exane janë po ashtu nën monitorim. Investigimit janë hapur që në 2021-shin ka treguar Prokuroria.

Bastisjet kanë të bëjnë me një strategji arbitrazhi të dividentit të njohur si cum-cum ku aksionarët transferuan aksionet për një periudhë të shkurtër tek investitorët me bazë jashtë vendit për të shmangur një taksë mbi dividendin. Investitorët i mbanin aksionet gjatë periudhës kur u paguan dividentët dhe ose shmangën tatimet ose taksat u kthyen. Ata më pas ia shitën letrat me vlerë pronarit fillestar dhe shuma e kursyer u nda midis palëve.

BNP, HSBC, dhe Natixis representatives nuk janë përgjigjur publikisht. Një zëdhënës i SocGen konfirmoi se banka është pjesë e hetimit.

Aksionet e SocGen ranë deri në 2.4% përpara se fitimet e pakësimit të tregtoheshin me 1%. BNP ishte 0.5% më e ulët dhe HSBC ra rreth 0.2% në Londër.

Hetimi francez

Hetimi francez, për të cilin prokuroria tha se ka qenë në përgatitje prej muajsh, përfshin 16 magjistratë vendas, më shumë se 150 hetues dhe 6 prokurorë nga Këlni. Shmangia e pagesave të taksave për dividentët në Gjermani ka qenë një skandal i vazhdueshëm në atë vend për pjesën më të mirë të një dekade. Një skemë e ngjashme, e njohur si Cum-Ex, lejoi shitësit dhe mbajtësin aktual të aksioneve të pretendonin të gjitha kreditë tatimore për një divident të paguar vetëm një herë.

Një tregtar në një gjyq gjerman Cum-Ex në 2019 i tha gjykatës se Cum-Ex ishte pesë deri në gjashtë herë më fitimprurës se Cum-Cum. Megjithatë, Cum-Cum ishte shumë më i përhapur, veçanërisht në tregtinë ndërbankare, pasi rreziqet ligjore u konsideruan shumë më të ulëta.

Burimi: Bloomberg, Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë