Lajme

Prokuroria dy procedime penale për çështjen “Xhafaj”

Pas publikimit të çështjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj mësohet se janë regjistruar dy procedime penale.

Siç bëhet me dije, procedimi i parë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, ku  Agron Xhafaj bëri kallëzim penal ndaj deputetëve të PD-së për audio-përgjimin e publikuar, ku pretendohet se është ai duke bërë pazare droge dhe i dyti është nisur kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Përgjithshme po shikon mundësinë që dy prokuroritë të bëjnë bashkim procedurash, për të patur një hetim të përbashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë