Lajme

Prokurori Bujar Hoti del i pastër

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rifilluar sot procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

Seanca dëgjimore drejtohet nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Hetimi i KPK-së është zhvilluar në tri shtylla, deklarimi pasuror, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

KPK ka lexuar raportin e ILDKPI, sipas të cilit prokurori Hoti ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka kryer fshehje pasurie. Në raport thuhet gjithashtu se Hoti ka burime të mjaftueshme financiare. Ai është pronar i një apartamenti 157 m² dhe një shtesë 30 m² në Durrës si dhe apartamenti tjetër po në Durrës 85.4 m², i cili është blerë me kredi.

Pas përfundimit të rivlerësimit në tre kriteret, prokurori Hoti mund të rikonfirmohet në detyrë.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë. Megjithatë, prej vitit 2013 ai ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë