Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi.
Vendimi i shoqërua me duartrokitje, teksa i pranishëm në sallë ishte edhe vetë zoti Xholi.
Trupa gjykuese e vetingut drejtohej nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.
Sipas ILDKPI, Adnan Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje pasurie.
“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”, thuhej në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.
Ndërkohë që edhe për pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional rezultoi pa probleme.
Adnan Xholi është një nga prokurorët që ka hetuar disa çështje të bujshme në vend te Krimet e Rënda, si bandën e Lushnjës dhe atë të Durrësit. Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.