Biznes

Projektligji për Pronësinë Industriale/ Denaj: Krijimi i markës është e rëndësishme për bizneset

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë prezantoi në Kuvend, projektligjin për të rritur eficencën e punës në fushën e Pronësisë Industriale.

Sipas saj ky projektligj përafron me legjislacionin europian dhe përmirëson kuadret rregullatore të bizneseve, të cilat duken se kanë ende probleme me krijimin dhe legjitimitetin e një marke.

“Projektligji synon rritje të transparencës me sistem kompjuterik, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe ulje të kohës së marrjes së shërbimeve të pronësisë industriale”, -u shpreh ministrja Denaj.  

Ajo tregon se gjatë vitit 2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë regjistruar 1.555 marka, nga të cilat 475 ishin shqiptare dhe pjesa tjetër e huaj.  

Ministria e Financave ka bërë herë pas here trajnime dhe takime dedikuar Pronësisë Industriale duke i bërë thirrje dhe bizneseve duke i treguar rëndësinë e krijimit të një marke, si sekret tregtar.

DPPI është institucioni i vetëm nëpërmjet të cilit shteti shqiptar jep të drejtat mbi patentat mbi shpikjet dhe modelet e përdorimit, topografinë e produkteve gjysmëpërçues, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, duke iu njohur mbajtësve të së drejtave pronësinë mbi këto objekte, nëpërmjet regjistrimit të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë