Ekonomi

Projektligji për PPP-të, Denaj: Prioritet monitorimi për efektet në buxhet

Me ndryshimet ligjore do të rritet transparenca dhe kontrolli nga ana e Ministrisë së Financave për kontratat koncesionare me Partneritet Publik Privat. Këtë theksoi gjatë fjalës së saj Ministria e Financave Anila Denaj gjatë diskutimeve në kuvend për ndryshimet që i janë bërë ligjit të PPP-ve.

I vetmi deputet nga opozita, ai i LSI-së, Edmond Haxhinasto, njëkohësisht edhe ish Ministër i Transporteve kërkoi të dinte nga Ministrja nëse është bërë ndonjë vlerësim paraprak se si kanë ecur PPP-të? Çfarë nuk ka funksionuar me PPP-të e infrastrukturës rrugore që hiqen nga mundësia që ofron ky projektligj dhe pse është efekti deri në 1 korrik?
Haxhinasto kërkoi të dinte gjithashtu nëse rruga Tiranë-Durrës do të jepet apo jo me koncension?

Deputeti i LSI evidentoi 4 probleme kryesore që ka pasur kuadri ligjor sipas tij që nuk i ka zgjidhur; nuk ka garantuar një kosto më të ulët për paratë që investohen, problemi i konkurrencës së hapur, mundësia për të ofruar për të njëjtin projekt kosto më të ulët si rezultat i konkurrimit të hapur, garanci për qëndrueshmërinë e investimit përtej PPP-së (limiti 35 vite).

“Kush na garanton që kur ti kalohet sektorit publik do të garantoj vlefshmërinë. Dua të di përputhshmërinë e propozimeve të pakërkuara me prioritet kombëtare. Sjell në vëmendje që si ushtrim i Berlinit qeveria e ka një listë prioritetesh kombëtare, por PPP që janë realizuar deri tani kanë të bëjnë pak me atë listë. A mund të na thoni cilin rekomandim keni marrë parasysh nga FMN? A keni marrë parasysh pasqyrimin e tyre në buxhet?” – tha Haxhinasto në duke kërkuar informacione prej ministres Denaj në lidhje me koncesionet PPP.

Ministrija e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në përgjigjje theksoi se aktualisht vlera korente e kontratave koncesionare rezulton të jetë 544 mld lekë për 218 kontrata. Ndërsa sipas ministres Denaj, 60% kontrata të pakërkuara, pjesa më e madhe e të cilave datojnë përpara 2013-ës.

Ajo shpjegoi se afati 1 korrik ka qenë dhe vazhdon të jetë i debatueshëm, por aryeja që dha ministrja për këtë datë është plotësimi me kujdes i akteve nënligjore që duan kohë për tu përgatitur.

Për rrugën Tiranë-Durrës ende nuk dihet nëse do të jepet me koncesion, pasi është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të vlerësojë në përputhje me ligjin nëse është me leverdi.

“Heqaj e bonusit është një tregues për rritjen e konkurrencës. Përputhueshmëria me prioritet kombëtare është marrë parasysh, kontratat kanë prioritet qasjen strategjike”- tha ministrja Denaj.

Ndër rekomandimet e ndërkombëtarëve ajo citoi përmirësimin e monitorimit me qëllim minimizimin e impaktit fiskal në Buxhetin e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë