Njerez

Projektligji, në Belgjikë mund të ndryshosh gjininë sa herë të duash në certifikatën e lindjes

Në Belgjikë, personat me identitet gjinor fluid do të mund të ndryshojnë gjininë në çertifikatën e lindjes disa herë gjatë jetës së tyre, pa kaluar një procedurë të jashtëzakonshme në gjykatën e familjes.

Ose mund të ndryshojnë emrin pa ndryshuar gjininë, ose të marrë një emër të pavarur nga identiteti gjinor.

Këtë e parashikon një projektligj i qeverisë që do të paraqitet nesër në Komisionin e Drejtësisë për të thjeshtuar modifikimin e regjistrimit të seksit në çertifikatën e lindjes, raporton gazeta belge “Le Soir”.

Ky është korrigjim i ligjit "transgjinor" që është në fuqi nga viti 2018, që eliminon kushtet mjekësore për të kërkuar ndryshimin e seksit

Megjithatë, projektligji nuk e zgjidh plotësisht këtë çështje, duke pohuar një "efekt stigmatizues" të mundshëm nga futja e një kategorie shtesë 'X' krahas atyre të treguara sot (M/F). Një zgjidhje mund të ishte eliminimi i plotë i seksit si një element i statusit martesor, por çështja është ende pjesë e debatit, raporton ansa.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë