Politike

Ligj për Fredi Belerin? Koçi: Kush ka përdhosur simbolet kombëtare të mos kandidojë kurrë në funksione publike  

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka depozituar në Kuvend një projektligj që nëse miratohet do të ndalojë përjetësisht të kandidojnë, të zgjidhen apo emërohen në funksione publike shtetas të cilët janë dënuar për dhunim apo përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare.

‘Sapo depozitova një projektligj i cili do ndaloje përjetësisht te kandidojnë, te zgjidhen apo te emërohen ne funksione publike shtetas qe janë dënuar për dhunim apo përdhosje te simboleve shtetërore dhe kombëtare. Ligj kundër tradhtarëve te kombit,’ shkruan Koçi.

Një propozim ky që sa duket lidhet me Fredi Belerin.

Në zgjedhjet e 2019-ës, KQZ nuk e regjistroi Belerin si kandidat të pavarur në zgjedhje me argumentin se Gjykata e Vlorës e kish dënuar (në vitin 2006) me 3 vite burg për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të Republikës dhe simboleve të saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë