Mjedis

Projekti për të shpëtuar koralet nga zhdukja

Të bukura dhe të brishta, koralet nëpër oqeanet tropikale në të gjithë botën janë kërcënuar nga ndryshimet klimaterike. Por tashmë udhëtarët dhe të apasionuarit pas botës ujore, mund të ndihmojnë në rivendosjen e tyre, duke mbështetur programe të ndryshme që kanë për qëllim përkujdesen ndaj koraleve.

Eksploruesja e National Geographics, Paola Rodriguez-Troncoso ka punuar në një program meksikan, i cili gjeneroi në më shumë se 6000 zona më korale për rreth gjatë vjet. Në këtë projekt, zhytësit mblidhnin pjesë koralesh nga fundi i oqeanit dhe i vendosnin pranë shkëmbinjve nënujorë ku ata rriten dhe shumohen. Sipas Troncoso, është një proces që ndryshon për vende të ndryshme. Ekspertja tregon se në disa zona të ndryshme pjesë koralesh duhet të vendosen fillimisht në fidanishte që të rikuperohen dhe të vendosen më pas nëpër shkëmbinj.  

Në vende të ndryshme ekspertët e botës së ujit kanë filluar të përfshijnë edhe vizitorët në këtë proces. Megjithëse koralet rriten ngadalë, Troncoso shprehet se kjo mënyrë do ndihmojë koralet të shpëtojne.

Edhe pse në dukje si bimë, koralet janë kafshë të quajtra ndryshe polipe. Polipet e koraleve bashkohen duke u ngjitur me njëra tjetrën dhe veprojnë të jetojnë si të ishin një organizëm i tërë. Pas shumë vitet ato transformohen në shkëmbinj të mëdhenj. Kështu shkëmbinjtë koralor janë sisteme ekologjike me larmishmëri të madhe në tokë, duke zënë 1 për qind të dyshemesë së oqeanit. Në tërësi janë mbi 2 milion qenie të ndryshme që banojnë në vende të ndryshme. Shkëmbinjtë koralore mendohet të jenë një banesë e mirë për peshqit e vegjël./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë