Politike

Projekt-buxheti 2024/ Rama nis turin në gjithë Shqipërinë   

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim shpjegimin e "Projektbuxhetit" 2024.  

Takimin e parë, ai pritet ta zhvillojë  në qytetin e Fierit të enjten ose të premten.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha në emisionin “Debat” se kjo ishte arsyeja se pse u anulua edhe kongresi i PS-së i planifikuar në fundjavë.

Projektbuxheti synon që brenda vitit 2024 paga mesatare të shkojë në 900 euro në muaj.

Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore.

Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin sistemit të pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë