Në takimin e të martës, me simpatizantë të LSI-së, Monika Kryemadhi propozoi që të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa TVSH.
Një propozim i tillë mund të përfshihet në programin e LSI-së që, sipas Kryemadhit, do të prezantohet brenda javës së ardhshme.
“Në një bashkëbisedim që patën ditën e djeshme, ne hodhëm idenë e diskutimit që, të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa taksë, pa TVSH, për të stimuluar jo vetëm prodhimin vendas, por për të krijuar një hapësirë që shqiptarët të kenë çmime më të ulëta dhe prodhime të një cilësie të mirë.
Sepse ne shohim dy standarde, një standard shohim shqiptarët që i hedhin apo i groposin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa kemi standardin tjetër që dy apo tre biznese importojnë qoftë qepën, hudhrën apo edhe pataten e domaten, ndërkohë që mund të kemi prodhimet tona”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.