Rend dhe Ligj

Profili i Arta Markut / Nga palltoja me kuadrate, tek fustani rozë

Me një pallto me kuadrate dhe me veshje të errët poshtë saj, Arta Marku u shfaq për herë të parë para Komisionit të Ligjeve në datën 13 dhjetor 2017. Gjatë garimit për Prokurore të Përgjithshme ra në sy stili i saj i thjeshtë. Kur hyri në sallë, në njërën dorë kishte çantën dhe në tjetrën një shishe me ujë, stili i saj u vu në diskutim, ashtu si edhe fjalimi i saj ku nuk mungonin edhe elementët e mëmësisë.

Rrugëtimi i Arta Marku

E diplomuar në vitin 1999 si juriste në Fakultetin e Drejtësisë me notë mesatare 9.7, Arta Marku do të linte bankat e fakultetit dhe do të niste karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Pas 7 viteve në Prokurorinë e Fierit, znj.Marku do të emërohej si Zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit pranë kësaj prokurorie.

Në dhjetor 2017, Kuvendi do të hapte aplikimet për të pasuar Adriatik Llallën në postën e Prokurorit të Përgjithshëm. Për një afat prej 5 ditësh zyrtarizuan kandidaturën 7 prokurorë. Kur mjaft prokurorë kishin shprehur interes, të tjerë që ishin magjistratë u tërhoqën befas. Pak ditë përpara se të dilte lista e kandidatëve përfundimtare filloi të thuhej nën zë se Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme do të vendosej Arta Marku.

Arta Marku tha se "Plotësoj të gjitha kushtet për postin, ndaj marr pjesë në këtë garë. Sot prokurorët janë të hutuar nga pavarësia që iu ka dhënë Kushtëtuta. Prokurorët janë të demotivuar pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat".

Në 18 dhjetor, në prag të seancës për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm, grupi parlamentar i PS mblodhi firmat për të mbështetur kandidatuën e Arta Markut. E zgjedhur mes tymueseve me 69 vota pro, Arta Markun sapo kishte niste karrierën e saj në kryeqytet. Këtë radhe e veshur jo me pelerinën e drejtësisë, por me xhaketë të zezë dhe me shikime herë pas here nga opozita, Arta Marku do të bëntë betimin e saj si kryeprokurore.

Megjithëse ende me leje lindjeje, në orën 08:20 minuta, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku la në shtëpi në lagjen Paresh të Shkodrës dy vajzat e saj dhe nisi udhëtimin drejt Tiranës për të marrë detyrën e re të kryeprokurores.

Sërish veshja e saj ishte mjaft modeste. Sërish me një xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë, në ditën e tretë znj.Marku do të takonte ambasadorin e SHBA, Donald Lu. U tha se aty u fol edhe për të luftuar korrupsion. Megjithatë nën drejtimin e Arta Markut prokuroria ende nuk ka treguar se mund ta bëjë këtë gjë. Veç pak muaj për të mbushur një vit në detyrë, akuza nuk ka asnjë dosje për të cilën mund të krenohet. Nuk ka mbyllur ende hetime për Saimir Tahirin, nuk ka ende emrat e trafikantëve të vërtetë të 613 kilogramëve kokainë, dolën për procedurë nga burgu Ermal Hoxha dhe Mark Frroku dhe për asnjërin prej tyre nuk është bërë apelimi

Ndryshimi

Por, nëse do të krahasohet me Ina Ramën, e cila nuk bëri asnjë ndryshim nga stili i veshjes, Arta Marku po përmisohet në stilin e veshjes.

Kryeprokurorja e Perkohshme, Arta Marku, duke dale nga seances parlamentare, ku ka prezantuar raportin vjetor te Prokurorise se Pergjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit per vitin 2017.Foto LSA

E veshur me fustan rozë, znj,Marku, 9 muaj pasi në Kuvend u ndezën flakadanët e opozitës kundër zgjedhjes së saj, u rikthye për të raportuar për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2017, atëherë kur në krye të prokurorisë ishte Adriatik Llalla. E rinuar dhe me një stil më të freskët, ajo i tha mazhorancës se Vlora ka kriminalitetin më të lartë dhe se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon të mbetet prioritet i prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë