Duhet mjaft kujdes kur behët fjalë për produktet e bukurisë, pasi nga kjo varet edhe shëndeti jonë. Ekspertët e bukurisë kanë këshilluar gjithmonë për kujdesin që duhet të tregojmë.
Eshtë shumë e domosdoshme të dimë të kujdesemi për paraqitjen tonë, po më e domosdoshme është kujdesi që duhet të tregojmë teksa përdorim produktet e ndryshme të bukurisë. Ekspertja e makeup-it, artistja Shahnaz Hussain ka treguar se nga çfarë duhet të tregojmë më shumë kujdes kur vjen puna tek sendet që përdorim për tu grimuar.
Ajo thotë se sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë, nga çdo gjë tjetër që përdorim. Kjo për shkak se sfungjeri që përdorim për make-up mund të jetë një prej sendeve që përdorim për grimin, i cili mbledh më shumë mikrobe.
Sfungjeri duhet të pastrohet çdo ditë përpara përdorimit, kjo për të shmangur ndonjë rrezik që mund të çojë në probleme të mëdha.
I lani ato çdo ditë përpara se të bëni grimin, gjithashtu është e domosdoshme që sfungjerët të ndërrohen në çdo dy muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.