Mjedis

Prodhuesit më të mëdhenj do të nxjerrin në treg rreth 400 milionë më shumë makina me naftë dhe benzinë sesa elektrike

Studiuesit nga Universiteti i Teknologjisë në Sidnei dhe Universiteti i Shkencave në Gjermani krahasuan shkallën me të cilën bota duhej të “përqafonte” automjetet me emetim zero me shkallën në të cilën kompanitë e mëdha të makinave po planifikojnë të prodhojnë modele të ndryshme.

Raporti, i cili u fokusua në 12 prodhues makinash në mbarë botën, tregoi se disa nga markat më të njohura si Toyota, Volksëagen dhe Hyundai/Kia do të prodhojnë më shumë makina me benzinë dhe naftë sesa makina elektrike, rreth 400 milion makina më shumë.

Në mbarë botën prodhuesit e makinave po zhvendosen drejt automjeteve elektrike, me kompani të tilla si Volvo, General Motors dhe Mercedes-Benz që planifikojnë të ndalojnë prodhimin e motorëve me benzinë, disa deri në vitin 2025.

Sven Teske, profesor dhe bashkëautor i raportit, tha se hulumtimi tregon se duhet një ndalim global i automjeteve të reja me benzinë pasi vetëm kështu mund të ndalohet prodhimi i tyre.

Robin Smit, drejtor në Kërkimet për Energjinë e Transportit/Emetimet në Britani, i cili nuk ishte i përfshirë në raport, tha se Australia është bërë një treg i rrezikshëm në lidhje me krijimin e SUV.

“Rritja e përdorimit të SUV ka një efekt të dëmshëm në mjedis, duke rritur emetimet e gazeve serrë”, tha Smit.

Toyota është prodhuesi më problematik sipas raportit.

Lindsay Soutar, aktiviste dhe pjesë e raportit tha se kompania nuk po mundohet të krijojë makina elektrike.

Satour thotë se kompani të tjera si Volkswagen kishin bërë fushatë për një kalim në makina elektrike, “gjë që është pozitive, megjithëse duhet të bëjë akoma më shumë”.

Një zëdhënës i Toyota Australia tha në një deklaratë se kompania ishte "furnizuesi më i madh i automjeteve hibride ".

“Ne mbetemi absolutisht të përkushtuar për t'u ofruar klientëve tanë një gamë të larmishme automjetesh dhe teknologjish”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë