Lajme

Prodhonte ushqime të paligjshme, arrestohet shkodrani

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pronarin e një punishteje, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Në sajë të operacionit policor “Fermentimi”, me fokus goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore, është vënë në pranga shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Policia thotë se ai u ndalua nga shërbimet e pikës kufitare në Muriqan.
Siç njofton policia, në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më 16 tetor të këtij viti është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë