Bota

Prodhonte 200 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori gjigant në Spanjë

Policia spanjolle njofton se shkatërruar një organizatë ndërkombëtare droge, duke vënë në pranga 18 persona të cilët ishin përfshirë në një rrjet që shpërndante lëndë narkotike në të gjithë Europën.

Gjatë operacionit u zbulua dhe një laborator gjigant droge, i cili kishte të punësuar ekspertë nga Kolumbia dhe Meksika, ku mendohet se prodhoheshin 200 kg kokainë çdo ditë.

Në operacionin ku u përfshinë dhe policia e Portugalisë dhe Kolumbisë u sekuestruan dhe 1300 kg pastë kokainë dhe 151 kg kokainë e pastër.

Pjesa më e madhe e arrestimeve u krye në rajonin e Galicisë, ndërkohë që operacioni u shtri në të gjithë territorin e Spanjës.

Në njoftimin për shtyp të policisë bëhet me dije se laboratori punonte 24 orë në ditë dhe kishte si qëllim transformimin e pastës së kokainës në lëndë narkotike të gatshme për konsum.

Hetimi për këtë organizatë kriminale ndërkombëtare nisin tetorin e vitit të kaluar, kur autoritetet ranë në gjurmët e disa personave që dyshohet se kishin lidhje me kartelet kryesore kolumbiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë