Para

Problematikat nga aksidentet, kompanitë paguajnë 1 mld lekë në tre muaj

Rreth 1.5 miliardë lekë dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit për 3-mujorin e parë të vitit 2019. Ose 11.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Pjesa më e madhe e dëmeve rezulton të jetë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, 1.44 miliardë lekë, ndërsa 60 milionë lekë në sigurimin e Jetës.

Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2019 u rrit me 421 dëme dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve, sqaron AMF, ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017.
Pagimi i dëmeve nga kompanitë e sigurimeve ka rezualtuar përherë problematik në tregun tonë. Raporti i pak kohëve më parë i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të nënvizonte se tregu është i dominuar dhe se Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk ka mundur ta ndryshoj këtë situatë. Nga ana tjetër kompanitë e sigurimeve ende i kanë “borxhe” qytetarëve. Sipas Raportit, kishin mbetur edhe rreth 277 milion 33 lekë pagesa dëmesh ose rreth 25% nga shlyerja e plotë e borxhit të akumuluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë