Keshilla

Probiotikët nuk luajnë asnjë rol në shëndetin tonë

Një grup shkencëtarësh në Izrael pretendojnë se ushqimet që janë të mbushura me baktere të mira, ose siç quhen ndryshe probiotikë, janë të padobishme për shëndetin.

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen. Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Studimi i tyre është ndër analizat më të hollësishme të asaj që ndodh kur konsumojmë probiotikë.

Ata janë parë si të shëndetshëm dhe të mira për zorrët, por rezultatet gjetën se kishin pak ose aspak efekt brenda trupit.

Ekipi i Institutit të Shkencave të Weizmann, e kreu hulumtimin mbi 11 persona të cilët konsumuan ushqime probotike për një muaj.

Studiuesit kërkonin të shihnin se ku bakteret kolonizuan me sukses dhe nëse ato çuan në ndonjë ndryshim në aktivitetin e zorrëve.

Rezultatet në revistën Cell, treguan se në gjysmën e rasteve bakteret e mira nuk dhanë asnjë efekt në shendetin e personave që ishin pjesë e studimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë