Drejtësia

Privatizimi i ‘Partizanit’, GJKKO lë në burg Jamarbër Malltezin. ‘Detyrim paraqitje’ për Bektashin (foto, video)

Nga Gazeta 'Si'- Pas një seance maratonë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.

Para togave të zeza, Malltezi kërkoi shfuqizim të masës së arrestit. Avokatët e tij kanë pretenduar se klienti i tyre nuk ka vepër penale. Sipas tyre të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm.

‘Nuk ka asnjë përfitim te paligjshëm. Pronarëve u është kthyer prona. Gjëja me natyrale në botë. Të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm tregtar’- kanë pretenduar avokatët.

Jamarbër Malltezi në GJKKO

Gjithashtu është konfirmuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje" edhe për ortakun e tij Fatmir Bektashi.

“Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi”, thuhet në njoftim.

Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK një ditë më parë (21 tetor) në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  thuhet se Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Ditën e nesërme, Berisha pritet të dalë para trupës gjykuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë