Drejtësia

Malltezi lihet në burg, avokati: Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët, po cënohet parimi i sigurisë juridike

Nga Gazeta 'Si'-Ndërsa Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e arrestit me burg për Jamarbër Malltezin, avokati i tij mbrojtës tha se qëndrimi i palës së akuzuar ka qenë mohues.

Ai thotë se në rastin konkret nuk ka një vepër penale dhe se personat në hetim janë në një marrëdhënie të pastër.

Sipas tij, "të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme”.

"Në rastin konkret nuk ka vepër penale sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër.

Nuk mund të aludohet se me anë të ligjeve apo VKM që as janë atakuar në kohë, as kundërshtuar, të pretendohet kryerja e veprave penale korrupsion. Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara, është një qëndrim mohues, e them me bindje për aq sa munden fashikujt e depozituar të prokurorisë në Gjykatë. Ky standard i Prokurorisë është shumë i ulët dhe me këto aludime po cënohen parimet juridike", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë