Lajme

Privatësia, Facebook gati të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe

Mark Zuckerberg do të takohet me sekretaren e kulturës të Britanisë së Madhe në selinë e kompanisë në Kaliforni të enjten. Pas 18 muajsh, themeluesi i Facebook ka refuzuar marrë pjesë në një komision parlamentar që heton akuzat për dështime të mëdha në rrjetin social.

BBC zbulon se Jeremy Wright do të takohet me Zuckerberg për 30 minuta. Wright i tha për BBC se do të diskutojë për mënyrat se si të parandalohet dëmtimi në internet. Një dokument pritet të publikohet nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sporteve në javët e ardhshme, dhe do të përfshijë të dhëna nga kompanitë e ndryshme të teknologjisë të vizituara gjatë këtyre javëve. Wright i tha se ai shpreson se propozimi përfundimtar do të bëhet një model për vendet e tjera që kërkojnë të ndryshojnë ndikimet negative të Facebook.

Zuckerberg nuk zgjodhi të përfshihet në një komision gjatë një hetimi 18-mujor që kulmoi me një raport të aspak pozitiv që u botua këtë javë. Raporti sugjeroi që kompania me vetëdije shkeli ligjet e privatësisë dhe të konkurrencës. Një koment shkoi aq larg sa të përshkruante firmën si një "gangster digjital".

"Periudha kohore që ne kemi kaluar, ku thjesht i kemi kërkuar kompanive të mediave sociale të bëjnë më mirë punën e tyre është një periudhë që tani po i vjen fundi", tha Wright.

BBC mëson se ish-zëvendës kryeministri britanik Nick Clegg, i emëruar kohët e fundit si kreu i komunikimit i Facebook, nuk do të marrë pjesë në takim. Në të kaluarën, Clegg ka folur për dëshirën e tij për të formuar një platformë të përbashkët veprimi me qeverinë, një qasje që Wright tha se nuk kishte ndërmend të përqafonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë