Lajme

Pritet me protesta në Fier, Rama kërcen me gratë për 8 Mars

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier, në një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku ka krijuar një atmosferë të veçantë, duke i ftuar të kërcejnë.
Nuk iu desh mund i madh, pasi në pak sekonda gratë vërshuan drejt skenës dhe u hodhën në kërcim.
“Për të mos e zgjatur me fjalë, unë mendoj që të gjitha ju duhet të vini këtu, në arenë dhe ku është….po, gjej një muzikë për vallëzim, por jo ai vallëzimi grua me grua, por për festë dhe protestë. Afrohuni tani, afrohuni, për vallëzim, jo për të më shqyer mua, por për vallëzim. Hajde, hajdeni”, shprehet Rama në Fier.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/310307449684878/


E gjitha kjo pasi u prit me protesta në këtë qytet nga mbwshtetwsit e opozitës në Roskovec. Anëtarë dhe simpatizantë të PD dhe LSI u mblodhwn në hyrje të qytetit të Roskovecit me thirrjet “Rama ik”. Të pranishëm ishin edhe dy ish-deputetët Enkelejd Alibeaj (PD) dhe Kejdi Mehmetaj (LSI). Protestuesit kanë djegur goma në hyrje të qytetit. Ndërkohë, sipas Partisë Demokratike, Rama ndryshoi rrugën pas protestës së banorëve.
“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Për shkak të bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit”, shprehet PD.
Sipas Alibeajt, që ishte i pranishëm atje në mbështetje të tyre, qytetarët i janë përgjigjur në këtë mënyrë aksioneve të qeverisë, duke u ndalur edhe te prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/2335205620058106/

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë