Futboll

Prishtina luan në Elbasan, UEFA zgjedh Shqipërinë për turin paraeliminator të Championsit

UEFA ka treguar sërish besimin që ka ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i besuar organizimin e tri ndeshjeve të turit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë 4 skuadra të kampionateve më të dobëta. Më parë organizmi që drejton futbollin europian i ka dhënë vendit tonë të drejtën të organizojë finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2022.

Ndeshjet e turit paraeliminator të Championsit. Gazeta Si, 13 qershor 2021

Tri ndeshjet e turit të parë paraeliminator do të luhen në datat 22-25 qershor, në stadiumet e Durrësit dhe Elbasanit. Më 22 qershor do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, ku Folgore e San Marinos do të ndeshet me Prishtinën në “Elbasan Arena”, kurse HB Torshavn e Ishujve Faroe do të përballet me Club d’Escaldes të Andorrës në “Niko Dovana”.

Dy ekipet fituese do të përballen me njëri-tjetrin në finale më 25 qershor, në stadiumin “Elbasan Arena”. Vetëm skuadra fituese kalon në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe sigurisht që shqiptarët do të bëjnë tifo për Prishtinën.

Liga e Kampionëve, turi paraeliminator
Gjysmëfinalet, 22 qershor 2021
SS Folgore (SMR)–Prishtina (KOS)
Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”
HB Torshavn (FRO)–Int.Club d’Escaldes (AND)
Ora 20:00, stadiumi “Niko Dovana”
Finalja, 25 qershor 2021
Fituesi 1 – Fituesi 2
Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë