Futboll

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në Turqi, Egbo shijon trofeun e parë për 2024-ën

Gazeta Si – Shkon për Prishtinën trofeu i parë i vitit 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo ka mundur 2-1 Ballkanin në finalen e Superkupës, që u luajt në Turqi, ku dy skuadrat po zhvillojnë përgatitjet dimërore. Është bërë traditë tashmë që ky trofe të zhvillohet në Antalia nga skuadrat kosovare.

Prishtina shënoi shumë shpejt, që në minutën e 10-të, me anë të mbrojtësit Egzon Sinani. Ballkani i Ilir Dajës reagoi më pas dhe krijoi disa raste, por pa mundur të gjente golin e barazimit.

Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë Prishtina dyfishoi shifrat me Leotrim Kryeziun. Ballkani e luajti në sulm gjithë pjesën e mbetur të ndeshjes, por realizoi vetëm një herë me Krenar Dulajn. E gjitha ndeshja u mbyll 2-1 dhe Prishtina dhe Egobo kanë festuar me trofeun e parë.

Për Prishtinën është trofeu i 30-të në histori, pas 11 titujve kampion në Kosovë, 8 Kupave të Republikës dhe tashmë 11 Superkupave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë