Keshilla

Prindërit të shmangin telefonin në familje, shembull i mirë për fëmijët

Prindërit duhet të lënë telefonat e tyre në tryezën e kuzhinës gjatë natës për të dhënë një shembull të mirë për fëmijët e tyre, ka thënë një këshilltar i qeverisë britanike.

Ish kreu i arsimit Ian Bauckham, i cili po ndihmon në implementimin e klasave të reja të marrëdhënieve dhe edukimit në shkolla, u kërkoi nënave dhe baballarëve të kalonin më pak kohë në celularët e tyre.

Ai tha se duhet ta përdorin atë si një shembull për të kufizuar kohën e fëmijëve të tyre në internet.

Bauckham njëkohësisht Kreu i Shoqatës së Liderëve të Shkollave dhe Kolegjeve tha për Daily Telegraph, se prindërit duhet kenë një periudhë ku mund të përdoren telefonat dhe kompjuterat, por kufizojnë rreptësisht atë në rutinë familjare.

 "Hiqni dorë nga telefonat kur jeni përpara fëmijëve ", këshillon ish kreu i arsimit.

"Sigurohuni që të gjithë kompjuterët të jenë të fikur të paktën dy orë para kohës së shtratit. Mos lejoni hyrjen në internet në dhomën e gjumit, veçanërisht në telefonat mobil, dhe të gjitha telefonat celularë – lini pajisjet tuaja në tryezën e kuzhinës para së të shkoni në shtrat. Është koha ku adoleshentët janë më të izoluar, dalin më pak, takohen më rrallë me miqtë e tyre, kjo është kryesisht një pasojë e mediave sociale", shtoi ai

"Por psikologjikisht, mendërisht, emocionalisht, mendoj se ato ndoshta janë më të brishtë sesa kanë qenë për shumë gjenerata. Kjo për shkak të ekspozimit të parregulluar në internet: pornografi, media sociale, të gjitha aspektet e rrezikshme të internetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë