Njerez

Prindërit po përpiqen t’i mbajnë fëmijët larg nga Fentanili me paralajmërime, lutje dhe trajnime

Prindërit janë gjithnjë e më të alarmuar për rreziqet e fentanilit ndërsa vdekjet nga mbidoza po rriten. Dy të tretat e numrit rekord të vitit të kaluar të vdekjeve nga mbidoza e drogës në Amerikë ishin të lidhura me opioidet sintetike, një kategori e përbërë kryesisht nga fentanili, sipas të dhënave paraprake të publikuara së fundmi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Vdekjet nga mbidoza e lidhur me opioidet sintetike u rritën me 23% nga një vit më parë.

Droga mund të porositet lehtësisht në rrjetet sociale, të dorëzohet në shtëpinë tuaj si një picë dhe jo vetëm e përzier me heroinë dhe kokainë, por edhe e shtypur në kopje të falsifikuara të Percocet, Adderall dhe Xanax, pilula me recetë që shumë të rinj i njohin.

Prindërit po u bëjnë presion shkollave, mjekëve, trajnerëve dhe instruktorëve të kërcimit për të ndihmuar në paralajmërimin dhe edukimin e fëmijëve për rrezikun. Ata po punojnë për të formuar programe studentore që do të trajnojnë vullnetarë për të informuar, këshilluar dhe ndoshta administruar Naloxone, ilaçi që përzihet me të tjerë. Ata po bëjnë biseda për rreziqet e fentanilit me fëmijët e tyre.

"Nuk mund t'i thuash një fëmije thjesht: "Mos merr drogë". Ne e kemi bërë këtë gjithmonë dhe nuk ka funksionuar", thotë Velvet Snow, një prind e cila së fundmi ka marrë pjesë në një organizim me këshilltarë dhe prindër që kanë humbur një fëmijë nga fentanili.

Ajo u thotë vajzave të saj, 12 dhe 14 vjeç “Mos merrni asnjë ilaç nga askush. Ju nuk mund të supozoni se një pilulë që dikush ju jep ka ardhur nga një farmaci. Mund të jetë fentanil edhe nëse duket tamam si një pilulë që ju merrni”.

Disa prindër kanë ndryshuar në mënyrë dramatike mënyrën se si flasin me fëmijët e tyre për të gjitha barnat, për shkak të mundësisë që ato të përmbajnë fentanil.

Në të kaluarën, Surrina Plemons, dizajnere e brendshme që jeton në San Carlos, Kaliforni, thotë se u ka thënë dy fëmijëve të saj: “E di që je adoleshente dhe ka të ngjarë të eksperimentosh. Mos pi asgjë. Mos prano asgjë. Përmbaju dëshirave të tilla”. Ajo donte që çdo eksperiment të ndodhte në shtëpi.

Për shkak se fentanili është kaq i rrezikshëm dhe kaq i maskuar në barna të tjera, ajo ka ndryshuar mesazhin e saj. Roli i saj tani, thotë ajo, është t'u japë atyre informacionin dhe të vërtetën.

Velvet Snow ka detyruar dy vajzat e saj të firmosin një kontratë për të parandaluar që të përdorin drogëra.

Carolyn Tucker, këshilltare në Atlanta, thotë se shumë adoleshentë me të cilët ajo punon nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e fentanilit.

"Pyetini dhe ata rrotullojnë sytë”, thotë ajo. “Ato mendojnë se mund të kalojnë në mbidozë vetëm në ambiente si festivale apo festa”, thotë ajo.

Prindërit zakonisht nuk e dinë se ku ka gjasa që fëmijët e tyre të ndeshen me opioidin sintetik ose sa e lehtë është për t'u marrë.

Tucker rekomandon që prindërit të marrin fakte, si normat lokale të vdekjeve nga mbidoza, në mënyrë që ata të mund të flasin me fëmijët e tyre për fentanilin pa e sensabilizuar atë.

“Gjeni një dokument që detajon rreziqet”, thotë ajo. Filloni bisedën duke bërë pyetjen: Çfarë di për fentanilin?

Kur Martina Chaconas vitin e kaluar i bëri këtë pyetje djalit të saj atëherë 14-vjeçar, ai hapi një faqe në mediat sociale përmes së cilës përdoruesit organizojnë shitjen e drogës duke përdorur emoji.

"Unë u tmerrova", thotë Chaconas. "Ai më tha se mund të porosisë ndonjë nga ato dhe ata do të vijnë ta sjellin të nesërmen”.

Administrata e SHBA-së për Zbatimin e Drogës ka publikuar një tabelë që përshkruan llojet e emoji-ve që përdoren zakonisht në marrëveshjet e drogës në internet, duke përfshirë simbolet e Percocet, Adderall dhe Xanax të rreme, të veshura zakonisht me fentanil.

Chaconas po punon për të filluar një program në disa nga shkollat lokale që do të trajnojë nxënës të shkollave të mesme për të edukuar bashkëmoshatarët e tyre rreth fentanilit.

Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë