Keshilla

Prindërimi, pse është një detyrë e vështirë

Gëzim, lumturi dhe emocion. Kjo është ajo që duhet të ndjejnë të gjithë prindërit e rinj. Por në realitet shumë herë ndihen të trishtuar, në ankth, në depresion dhe të lodhur. Këto ndjenja janë ato që mund të bëjnë prindërimin e vështirë. Megjithatë, ato nuk janë gjithmonë të shkaktuara nga hormonet ose lodhja.

Më poshtë keni një listë të arsyeve pse të qenit prind është një detyrë e vështirë.


Prindërit kërkojnë të jenë të përsosur
Hulumtuesit nga një universitet në Belgjikë arritën një përfundim interesant: se një rrezik më i lartë i shpërthimit të prindërve është i lidhur me prindërit më të arsimuar. Ata janë nën një presion të madh për të qenë më të mirët dhe më të suksesshmit në atë që po bëjnë. Por e vërteta është se ndonjëherë standardet që kemi vendosur për veten tonë mund të jenë joreale dhe të çojnë në problemet e shëndetit mendor. Ju nuk duhet të jeni prind i përsosur, ju vetëm duhet të jeni prind i nevojshëm për fëmijën tuaj.

Pritshmëritë jorealiste nga mediat sociale
Mediat sociale mund të shkaktojnë stres të madh për një prind të ri. Njerëzit në Instagram kujdesen më shumë për pamjen se për emocionet e tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse Instagrami është faqja kryesore e internetit që shkakton depresion, ankth dhe gjumë të keq. Dhe kjo nuk është ajo që i duhet një prindi të ri. Mos harroni, shumë nga përmbajtjet që shohim në internet janë përpunuar dhe përshkruajnë vetëm disa momente në jetën e një personi. Ju duhet të kujdeseni për ju dhe fëmijën tuaj dhe mos u shqetësoni për ndonjë gjë tjetër.

Ndjeheni se nuk mund të bëni dot një pushim

Muajt e parë të jetës së fëmijës mund të jenë monotone dhe rraskapitëse. Është sikur të përpiqesh të bësh një maratonë kur je larg nga të qenit në gjendje të mirë. Sipas një studimi, nënat e reja nuk shijojnë foshnjën e tyre deri sa të bëhet 6 muaj, sepse përpiqen të pranojnë ngjarjen e ndryshimit të jetës për t'u bërë prind. Nëse ndiheni sikur jeni gati të hiqni dorë, mos hezitoni t'i kërkoni familjes ose miqve t'ju ndihmojnë me foshnjën ose punët.

Përgjegjësi të shumta
Të jesh prind do të thotë të bësh punë të shumëfishta. Ju jeni një kuzhinier, një infermiere, një mësues, një trajner dhe kështu me radhë. Kjo sasi e përgjegjësisë mund të jetë shumë e madhe. Në fakt, një studim konfirmoi se sa më shumë të investoheni në prindërim, aq më të larta do të jenë shanset e stresit dhe depresionit. Për të shmangur këtë, angazhoni fëmijën tuaj në ndonjë drejtim, qoftë edhe të pastrojnë lodrat e tyre, ose ndonjë detyrë të lehtë që ata mund të bëjnë.

Ndjeheni sikur jeni duke humbur veten
Ajo që mund të kontribuojë më shumë në lodhjen tuaj është ndjenja se ju nuk i përkisni vetes. Sepse po ndjek çdo nevojë të fëmijës suaj. Ndërsa bebet rriten, ata zhvillojnë një ndjenjë të vetes dhe e kuptojnë se njerëzit rreth tyre janë individë të ndarë dhe kanë nevojë për hapësirën e tyre. Duhet t”i kushtoni kohë vetes, duke e nisur qoftë edhe nga 15 minuta në ditë fillimisht. Fëmijët duhet të mësohen se ju nuk jeni çelësi i gjithçkaje që ata kanë nevojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë