Jete & Stil

“Princi Harry gënjeu për përdorimin e drogës”… I vihet në rrezik leja e qëndrimit në Amerikë

Gazeta Si - Princit Harry rrezikon t'i hiqet leja e qëndrimit në SHBA. Deklaratat e përfshira në autobiografinë e librit “Spare”, të cilat e vendosën monarkinë britanike në krizë, mund të kenë dështuar: Duka i Sussex-it pranoi se kishte përdorur drogë, gjë që është e papajtueshme me rregullat strikte amerikane.

Nëse ai do ta kishte deklaruar këtë gjatë aplikimit për vizë, nuk do ta kishte marrë dokumentin: për këtë arsye një “think tank” konservator teorizoi një hyrje të paligjshme në vend. Çështja po shqyrtohet nga një gjykatë në Uashington.

Princi Harry tha hapur në librin e tij “Spare” se kishte përdorur marijuanë, kokainë dhe kërpudha halucinogjene.

Sipas Fondacionit Heritage, grupi i ekspertëve që nisi padinë, qeveria mund t'i ketë shpërfillur këto hapa dhe t'i ketë dhënë trajtim preferencial djalit të dytë të mbretit Charles.

Prandaj kërkoi nga departamenti i sigurisë së brendshme të qeverisë të publikonte dokumentacionin në lidhje me pranimin e Dukës së Sussex-it në territorin amerikan, por nuk mori një përgjigje pozitive.

Sipas “Times”, qeveria amerikane ka refuzuar të publikojë kërkesën për vizë të paraqitur nga Princi Harry pas lëvizjes së tij në Shtetet e Bashkuara.

Arsyeja e mohimit do të ishte se "rrëfimet e bëra në një libër nuk do të përbënin provë se ai kishte marrë drogë" dhe se "historia mund të jetë zbukuruar për të shitur më shumë kopje".

John Bardo, një avokat në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të qeverisë, shtoi: "Të thuash diçka në një libër nuk e bën domosdoshmërisht të vërtetë". Ai gjithashtu shpjegoi se Harry mund ta kishte marrë dokumentin duke ndjekur rrugë të tjera.

Ai mund të ketë kërkuar dhe marrë, për shembull, një vizë diplomatike, duke qenë se mbetet ende një "zyrtar i qeverisë britanike", si anëtar i familjes mbretërore dhe i pesti në radhën e fronit.

Ishte viti 2020 kur Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle braktisën detyrat e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe u nisën për në Amerikë, ku mund të fillonin një jetë të re si banorë rë zakonshëm.

Dukët e Sussex-it u vendosën në shtëpi në Montecito, së pari me të porsalindurin e tyre Archie, të cilit (pas disa kohësh) iu bashkua Lilibet.

Jeta në Kaliforni nuk ka qenë gjithmonë e gjitha fjollë: duket se çifti ka luftuar për të gjetur hapësirën e tyre dhe se, megjithëse fillimisht u pritën mirë, në planin afatgjatë komuniteti i yjeve i izoloi pak.

Kjo ndodhi mbi të gjitha pas zbulimeve të zjarrta të përfshira në “Spare”, e cila duket se ka pasur efektin anësor të pikturimit të Harry-t si dikush i gatshëm për të turbulluar gjithçka nëse është e nevojshme. Një qëndrim sigurisht jo i mirëpritur nga VIP-at jashtë shtetit që kujdesen shumë për privatësinë.

Shigjeta e helmuar e hedhur nga princi kundër familjes së tij të origjinës duket se ka dështuar në planin afatgjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë