Ne rrjet

Princi Charles rezulton me koronavirus

Princi Charles, djali i Mbretëreshës dhe i pari në radhë për fronin britanik, ka testuar rezultuar me koronavirus dhe është duke u izoluar në Skoci.

Princi i Uellsit është testuar për koronavirusin pasi ka shfaqur simptoma të buta.

Mergjithatë sipas Pallatit Mbretëror është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi.

"Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por ka rezultuar negative. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani janë duke u izoluar në shtëpi në Skoci”, thekson Pallati.

"Nuk është e mundur të përcaktohet se nga e mori princi koronavirusin për shkak të numrit të madh të angazhimeve gjatë javëve të fundit”, shton ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë