Nga Gazeta 'Si'-Princesha e Uellsit, Kate Middleton është diagnostikuar me kancer. Lajmin e ka bërë të ditur veta ajo me anë të një videomesazhi, ku ndër të tjera thotë se do të duhet t'i nënshtrohet seancave të kimioterapisë.
Ajo shprehet se ky lajm ishte një “shok i madh”, por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.
“For everyone facing this disease, in whatever form, please do not lose faith or hope. You are not alone.”
— Channel 4 News (@Channel4News) March 22, 2024
Catherine, Princess of Wales announces she’s undergoing cancer treatment. pic.twitter.com/SVIy5IkcBb
"Doja të përfitoja nga ky rast për t’ju falënderoj, personalisht, për të gjitha mesazhet e mrekullueshme të mbështetjes dhe për mirëkuptimin tuaj gjatë kohës që po shërohem nga operacioni.
Kanë qenë dy muaj tepër të vështirë për të gjithë familjen tonë, por unë kam pasur një ekip fantastik mjekësor që është kujdesur shumë për mua, për të cilin jam shumë mirënjohëse.
Në janar iu nënshtrova një operacioni të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë mendohej se gjendja ime nuk ishte kancerogjene. Operacioni ishte i suksesshëm. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.
Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një trajtimi kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi”, tha në video mesazh Princesha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.