Futboll

Prestigjiozja Marca zgjedh Uzunin në formacionin më të mirë të javës në La Liga

Gazeta Si – Myrto Uzuni përkrah yjeve të La Ligës, si Xhud Belingham i Real Madrid, Ferran Torres i Barcelonës, apo Saul i Atletiko Madrid. Sulmuesi shqiptar është përzgjedhur nga prestigjiozja ‘Marca’ në formacionin më të mirë të javës së 3-të të La Ligës.

Uzuni në formacionin e javës. Gazeta Si, 29 gusht 2023

Granada e Uzunit mundi 3-2 Majorkën, duke marrë fitoren e parë të kampionatit, kurse futbollisti beratas gjeti golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Një vlerësim ky për lojtarin kuqezi në prag të dy sfidave vendimtare të Kombëtares me Çekinë dhe Poloninë.

Uzuni përbënte dyshen e sulmit në formacionin e javës bashkë me Ferran Torres të Barcelonës. Ai gol i shënuar ndaj Majorkës ndoshta do ta ndihmojë sulmuesin të ketë vazhdimësi në kampionat, pse jo dhe të shënojë me fanellën kuqezi në ndeshjet e shtatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë