Politike

Presidentja e re KE: Zhgënjim, sot nuk ka shenja për zgjerimin e BE-së

Këshilli Evropian është mbledhur në Bruksel ku temë kryesore diskutimi janë Brexit, negociatat dhe Turqia. Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen tha se është “zhgënjyese dhe ndjen keqardhje për shtyrjen e zgjerimit të BE-së”.Sipas der Leyen sot nuk ka shenja që të këtë vendim për zgjerimin e BE-së.

Nesër pritet të merret vendimi mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i përket negociatave me BE-në. Presidenti francez Emmanuell Macron ka vendosur veton sa i përket dy vendeve të Ballkanit dhe se për këtë ka kërkuar që ketë më parë një reformim të Bashkimit Europian.
Pas dështimit të samitit franko-gjerman, kancelaria Angela Merkel u shpreh se shanset janë të pakta për dy shtetet e Ballkanit.
“Shanset për arritjen e një vendimi të përbashkët në samitin e BE-së për dhënien e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk janë të mira”, ka deklaruar në orët e paradites kancelarja gjermane Angela Merkel. Gjatë fjalimit në Bundestag, para udhëtimit për në Bruksel, Merkel ka deklaruar; “ne kemi përgjegjësi ndaj këtyre vendeve dhe mendoj se kemi llogari që këtyre dy vendeve t’u japim perspektivë europiane”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë