Lajme

Presidenti Meta kthen në Kuvend edhe ligjin për privatizimin e shoqërive tregtare

Në një kohë që mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin e dytë në më pak se 12 orë, pas kthimit të ligjit për rezervat materiale të shtetit.
Kreu i shtetit ka njoftuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.
Përmes një reagimi, Meta sqaron të gjitha arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se ka disa problematika që ndeshen aktualisht me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë