Politike

Presidenti kroat Milanoviç në Tiranë, takon Begajn dhe do mbajë fjalë në Parlament

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç nisi vizitën shtetërore dyditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai u prit me ceremoni zyrtare në Presidencë.

Gjatë vizitës Milanoviç shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Në axhendë është takimi kokë më kokë mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe më pas takimi mes delegacioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë