Lajme

Presidenti i Sllovenisë nis vizitën në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, nis sot vizitën shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit, Ilir Meta. Pahor do të pritet me ceremoni shtetërore nga Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.
Pas takimit do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve.
Gjatë vizitës së tij, presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Axhenda:
Në orën 16:00, Presidenti Pahor do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare. Vizita do të vijojë me një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.
Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve në sallën “Skënderbeu” të institucionit të kreut të shtetit shqiptar.
Në orën 17:45 të presidenti Pahor do të pritet nga kryeministri Edi Rama,
Në orën 18:30 do të mbahet takimi me kryetarin e opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Hotelin MAK Albania.
Më datë 5 mars 2019, Presidenti Pahor do të pritet në takim të veçantë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Në orën 9:15 do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në orën 11:00 presidenti Pahor do të vizitojë qytetin dhe kalanë e Krujës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë