Futboll

Presidenti i Napolit del pozitiv, kontrolle të tjera për Hysajn me shokë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, siç ka njoftuar klubi italian, ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirus. Dhe nuk është asintomatik. Futbollistët e Napolit kanë bërë tamponin pak ditë më parë dhe kanë rezultuar negativë, por tani duket se duhet të bëjnë një tjetër test.

De Laurentis, i infektuar me Covid-19, morri pjesë dje paradite në asamblenë e Ligës. Ai kishte temperaturë pak të lartë dhe ndihej i lodhur, por vetëm në mbrëmje ka marrë lajmin se ka rezultuar pozitiv. Menjëherë ai ka lajmëruar presidentët e tjerë dhe të gjitha ata, me të cilët kishte pasur kontakt orët e fundit, duke përfshirë edhe gazetarët, pasi kishte qëndruar me ta për disa minuta, madje edhe pa maskë.

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit. Gazeta Si, 10 shtator 2020

Për momentin, De Laurentiis ndodhet në rezidencën e tij verore në Kapri, por mund të largohet nga ishulli, duke ditur që ka kaluar një problem në mushkëri gjatë dimrit të fundit. Ai mund të kurohet në një spital, nëse gjendja do të rëndohet. Edhe një tjetër drejtues i Napolit ka rezultuar pozitiv, por emri i tij nuk bëhet i ditur. Shqetësues është fakti se ai ka takuar me dhjetëra persona në qendrën stërvitore të Napolit.

Deri në këtë moment nuk ka probleme për skuadrën e trajnerit Gatuzo. Megjithatë, presidenti De Laurentiis ka pasur kontakte me grupin e futbollistëve gjatë grumbullimit në Kastel di Sangro, kështu që skuadra pritet të izolohet. Nesër pasdite është programuar një miqësore kundër Peskarës në “San Paolo”. Tani mbetet për t’u parë, nëse miqësorja e së dielës në Lisbonë, kundër Sportingut, do të konfirmohet apo do të anulohet për arsye sigurie shëndeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë