Një ditë para Samitit të BE-së, Bullgaria po lëshon sinjale pozitive, ndërsa Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në anën tjetër nuk e ka kursyer Bullgarinë, duke rritur tensionet
“E kam këshilluar Kryeministrin Kovaçevski që të mos shkojë në Samitin e Brukselit vetëm për të bërë foto dhe për të duruar poshtërimin e Bullgarisë”, tha Pendarovski në një intervistë me TV24.
Sipas tij, Kovaçevski nuk ka çfarë bën në takim, sidomos pasi në takimin e një dite më parë, pala bullgare ka paraqitur kërkesa të reja për heqjen e vetos. “Ne politikanët e vendeve të vogla shpesh gjendemi në situata ku na duhet të dorëzohemi, por mendoj se në dy vitet e fundit kemi përjetuar në poshtërim nga Bullgaria, më shumë se sa nga Greqia në 20 vite”, tha Pendarovski.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.