Bota

Presidenti i Egjiptit Al Sisi fiton mandatin e tretë me 89,6% të votave

Gazeta Si - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah Al Sisi, ka fituar edhe mandatin e tij të tretë në këtë detyrë. Ai ka marrë 89,6% të votave gjatë zgjedhjeve që u mbajtën nga 10 deri më 12 dhjetor.

Autoritet zgjedhore kanë deklaruar se pjesëmarrja në votime ishte në masën 66,8%. Al Sisi ka marrë 39.702.451 vota, duke regjistruar një fitore bindëse për mandatin e tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë