Lajme

Presidenca iu rikthehet ambasadorëve: Nuk i ndalim të bëhen karagjozë

Presidenca i rikhehet sërish sulmeve dhe etiketimeve të ambasadorëve, të cilët janë shprehur se ngërçi në lidhje me dekretin mund të shqyrtohet nga ana e Komisionit t Venecias. Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta i është rikthyer sërish pasditen e së shtunës këtij debati për Gjykatën Kushtetuese. Në një status në Facebook, ai thotë se Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë.
Blushi thotë se Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s'mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.
"Por Presidenti nuk i ndalon ata t'i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë? Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!", shkruan Tedi Blushi. Edhe pse nuk ka ndonjë emër konkret, sot në median vizive ka folur ambasadorja e Francës, e cila mbështeste pikërisht këtë qëndrim, dërgimin e çështjes në komisionin e Venecias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë