Futboll

Premier League, tifozët do të hyjnë në stadium me short

Ndërsa në Angli, Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati (data më e afërt 12 qershor), klubet tashmë kanë filluar të punojnë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht pasigurisë që lidhet me pandeminë. Këtë sezon sigurisht që do të mbyllet pa tifozë, por në të ardhmen tifozët do të jenë në gjendje të kthehen në stadium dhe britanikët po organizohen vetë duke menduar për disa zgjidhje alternative siç është ... shorti.

Kjo është zbuluar nga “The Sun”, që i referohet fjalëve të thëna nga mjeku i Premier League, Mark Gillett: "Situata nuk do të përmirësohet në 6 ose 12 muajt e ardhshëm". Që do të thotë se ose do të luhet pa tifozë edhe në sezonin e ardhshëm, ose klubet do të duhet të sigurojnë një kapacitet shumë të kufizuar që të përputhen me rregullin e distancimit. “The Sun” shtron pyetjen si do të funksionoj në një kohë kur tifozët kanë paguar abonim të plotë? Një ide është ajo e shortit. Të gjithë tifozët e abonuar për këtë sezon do të marrin pjesë në short. Një ide e veçantë, sigurisht më demokratike e mundshme, por që bie ndesh me pasigurinë e periudhës. Çfarë do të ndodhte nëse kjo pandemi zgjatet në kohë duke bërë që edhe viti 2021 të luhet pa tifozë? Ndoshta për klubet angleze të kompensojnë tifozët që janë abonuar për të menduar më pas për zgjidhje alternative


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë