Futboll

Premier League, Leeds nënshkruan marrëveshje me reperin Jay-z

Bota e muzikës dhe e futbollit nuk kanë qenë kurrë kaq afër sa në këtë moment. Leeds United, skuadra e  drejtuar nga “Loco” Bielsa-s dhe që është kthyer këtë vit në Premier League, ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Roc Nations Sports, agjenci reklamash e themeluar nga reperi i famshëm Jay-Z.

E themeluar në 2008-ën, agjencia ka për qëllim që të promovojë markën e klientëve të saj, në nivel komercial dhe me reklama. Mes emrave më të rëndësishëm që bashkëpunojnë me agjencinë amerikane janë Rihanna, por edhe futbollistë të nivelit të Marcus Rashford, kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku.

Pikërisht mesfushori i Manchester City-t, në fakt, në marsin e 2019-ës ka lajmëruar fillimin e këtij bashkëpunimi të ri komercial me Roc Nation Sports. Për sa i takon klubit anglez, agjencia do të merret me promovimin e markës në nivel digjital, me organizimin e eventeve dhe për të rritur numrin e tifozëve të ekipit në Amerikë dhe në Azi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë