Futboll

Premier League, karton i verdhë ose i kuq për ata që kolliten përballë kundërshtarit

Koronavirusi vazhdon të ndikojë në jetën e të gjithëve dhe futbolli, natyrisht, nuk bën përjashtim. Edhe pse ka disa muaj që ka rifilluar, gjithçka zhvillohet nën masa strikte higjienike. Gjithashtu dhe shkallët e stadiumeve janë ende të boshatisura, me shpresën që tifozët të rikthehen sërish në fillim të tetorit.

Prej pandemisë u detyrua të ndryshoheshin edhe rregullat, ku së fundmi Federata Angleze ka shtrënguar masat dhe ka bërë ndryshime në kodin e drejtësisë sportive për sezonin e ri, duke më shumë për shëndetin e lojtarëve. Kështu, që nga sezoni i ardhshëm me karton të kuq do të ndëshkohet një ndërhyrje e dhunshme, kundërshtimi ndaj arbitrit si dhe… kollitja.

https://twitter.com/SkySportsNews/status/1290207933729517568

Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë. Kartoni i kuq do të përdoret vetëm atëherë kur të ekzistojë bindja e plotë që gjithçka ishte bërë me qëllim.

Par lojtarin e ndëshkuar nuk do të ketë vetëm dënim sportiv, por edhe përgjegjësi penale. Nëse një lojtar do të kollitet me dashje para një kundërshtari, atëherë ai mund të përballet me një padi pasi ka vënë në rrezik serioz shëndetin e kundërshtarit dhe familjarëve të tij. Kohëra të vështira, vendime të vështira.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë