Treg

Prej nga i importojnë vendet e BE-së veshjet?

Eurostat ka raportuar se vendet e BE-së importuan në 2018-ën veshje në një vlerë prej 166 mld euro, pak më shumë se gjysma e të cilave kanë ardhur nga shtetet jo anëtare të BE-së (51% ose 84 miliardë euro). Krahasuar me vitin 2013, importi i veshjeve në shtetet anëtare të BE-së u rrit në vlerë prej 25%.

116 mld veshje u eksportuan nga vendet e BE-së, pjesa më e madhe e të cilave shkuan drejt vendeve të tjera të BE-së (77%, ose 89 mld euro). Krahasuar me 2013-ën, kjo përfaqëson një rritje me 36% në vlerën e eksporteve totale të vendeve të BE-së.

Gjermania, importuesi më i madh i veshjeve

Në 2018ën, një vlerë prej 17 mld veshje u importuan nga Gjermania prej vendeve që nuk janë anëtare të BE-së (20% shtesë të totalit të vlrës së importeve të veshjeve të BE-së). Kjo e bën Gjermaninë importuesin më të madh të BE-së të veshjeve prej vendeve jo europiane, përpara Mbretërisë së Bashkuar (mbir12 mld euro, 15%) dhe Spanjës (12 mld euro, 14%), e ndjekur nga Franca (10 mld euro, 12%), Hollanda (10 mld euro, 11%) dhe Italia (8 mld euro, 9%).

Kina, origjina kryesore e veshjeve të importuara

Importet eveshjeve nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian vijnë kryesisht nga Kina (27 miliardë euro, ose 32% e totalit të veshjeve jashtë BE), Bangladesh (16 miliardë euro, 19%) dhe Turqia (10 miliardë euro, 12%), India (5 miliardë euro, 6%), Kamboxhia (4 miliardë euro, 5%), Vietnami (mbi 3 miliardë euro, 4%), Maroku dhe Pakistani (3 miliardë, 3%).

Italia, eksportuesit më të mëdhenj të veshjeve

Midis Shteteve Anëtare të BE-së, Italia ka eksportuar në shtetet anëtare të BE-së 9 miliardë euro në vitin 2018 (36% e eksporteve jashtë-BE të veshjeve). Kjo e bën Italinë eksportuesin më të madh të veshjeve jashtë BE-së, përpara Gjermanisë dhe Spanjës (si 5 miliardë euro, 17%), e ndjekur nga Franca (3 miliardë, 12%) dhe Mbretëria e Bashkuar (1 miliardë euro, 5% ).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë