Politike

Precedenti ‘Alibeaj’, edhe Patozi ankohet te Celibashi: Nuk jam unë kryetar i “BD” por Topollari

Rasti i Enkelejd Alibeajt nuk është i pari precedent lidhur me faktin nëse duhet të përfaqësojë PD-në në zgjedhje si kryetar apo jo.

E njëjta situatë është edhe për Bindjen Demokratike, ku në regjistrin e partive politike në gjykatë rezulton kryetar Astrit Patozi, por qysh prej një viti, në krye të partisë është vendosur Fabian Topollari.

Në ankesën që Bindja Demokratike i ka depozituar Ilirjan Celibashit thuhet se vendimi i ri është depozituar në gjykatë që në muajin shkurt 2023 dhe cështja mbetet ende në gjykim

Bindja Demokratike kërkon që në fletën e votimit të regjistrohet me kryetarin në detyre që i ka cuar partia (Fabian Topollari) dhe jo emri që figuron ende në gjykatë, Astrit Patozi.

Ka një problematike edhe me regjistrimin e LZHK –së së Dashamir Shehit. Kjo e fundit ka ndryshuar emrin në gjykate si subjekt zgjedhor si “Aleanca Progresiste LZHK”. Ilirjan Celibashi e ka regjistruar me emrin që përfaqësohet në gjykatë, ndërsa LZHK kërkon që të regjistrohet me emrin e ri.

Të dyja ankesat do të shqyrtohen të shtunën nga KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë