Lajme

Pranoi mandatin, kërcënohet deputeti Ligoraq Karamelo

Një javë pasi ka pranuar mandatin e deputetit në listat pasuese të PD, kreu i OMONIA-s në Korçë, Ligoraq Karamelo, është kërcënuar me jetë. Mësohet se kanë qenë tre persona ata që kanë kërcënuar Karamelon, teksa dilte nga një kafene e qytetit.

“Isha duke dalë nga lokali kur u kërcënova. Tre persona tentuan të më godasin dhe më quajtën tradhtar”, ka treguar Karamelo për mediat.

Pavarësisht se është tentuar të sulmohet fizikisht, Karamelo thekson se nuk heq dorë nga mandati i deputetit. Sipas tij, një nga personat që e kërcënoi është arrestuar pas denoncimit që deputeti i PD ka bërë në polici.

Karamelo ka pranuar një javë më parë mandatin e deputetit, duke plotësuar vendin bosh të lënë të lirë nga Valentina Duka e Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë