Lajme

Pranga 47-vjeçarit, ishte dënuar për kalimin e 1 ton kanabis drejt Greqisë

Policia e Shtetit ka bërë më dije se, në vijimësi të planit për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të atyre të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, është ndaluar shtetasi Qamil Muçaj, 47 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Muçaj është dënuar për transportin e 1.1 tonëve kanabis në drejtim të Greqisë, në shkurt të 2017-ës. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas vendimit të Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018. Pas një viti kërkimesh, arrestimi i u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë