Lajme

Prag zgjedhjesh, ndiqen penalisht kryebashkiaku i Lezhës dhe Mallakastrës

Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy kryebashkiakët e djathtë, atë të Lezhës, Fran Frrokaj dhe atë të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Lezhës në një studio televizive deklaroi se më 30 qershor do të mbrojë pronat nën administrimin e bashkisë, duke mos lejuar në këtë mënyrë lejimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërsa, kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, deklaroi se do të jetë i pari që do të shkojë në burg, duke paralajmëruar kështu rezistencë ndaj procesit. Por, këto deklarata për Prokurorinë kanë elementë të krimeve kundër proceseve zgjedhore.

Agron Kapllanaj, kryebashkiaku i Mallakastrës

Siç njofton policia, kryebashkiakët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “Thirrje për veprime të dhunshme”.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend edhe shtetasit:
A. K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
Gj. P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë